Komandanti rus-NATO-s: Qëndroni larg “oborrit tonë polar”

Rreziku i një lufte në Arktik mes Rusisë dhe NATO-s është në rritje, pretendon një prej komandantëve më të lartë ushtarakë në Kremlin. Nënadmirali Alexander Moiseev, kreu i Flotës Veriore të Rusisë, paralajmëroi aleancën e Atlantikut verior për aktivitetin e saj të shtuar në Arktik. Duke folur në një forum mbi Arktikun në Shën Pjetërburg, ai tha se stërvitjet ushtarake të forcave britanike, amerikane dhe të vendeve të tjera perëndimore janë dyfishuar në pesë vitet e fundit. Por nga ana tjetër, Vladimir Putin ka urdhëruar rihapjen dhe modernizimin e bazave ushtarake përgjatë brezit arktik të vendit.

“Në të ardhmen e afërt duhet të presim rritje të mëtejshme ushtarake të forcave të ndryshme dhe si pasojë rritet edhe mundësia për një konflikt”, tha Moiseev, duke i bërë thirrje NATO-s që të qëndrojë larg “oborrit polar” të Moskës, të pasur me minerale. “Në vitet e fundit, stërvitjet ushtarake të vendeve anëtare të aleancës janë zhvilluar në afërsi të kufijve tanë veriorë. Shtete që nuk kanë dalje në territoret polare gjithmonë e më shumë duan të kenë akses te burimet natyrore të atij territori”.

Moiseev tha se për momentin nuk ka sfida në Arktik që kërkojnë zgjidhje ushtarake, por shtoi: “Pavarësisht kësaj Rusia po merr në konsideratë që të përforcojë praninë e saj ushtarake në Arktik si masë e nevojshme për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve të mundshme dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për të mbrojtur interesat tona kombëtarë”.

SHKARKO APP