Koment: Kaos politik në Londër

Nga DW:

Largimi i dy ministrave nga qeveria britanike e ka futur këtë vend në një kaos politik. Aktualisht nuk dihet saktë se kush e ka fjalën kryesore në Londër, mendon Barbara Wesel. Fillimisht ministri për Brexitin David Davis e menjëherë pas tij edhe ministri  i Jashtëm dhe një prej udhëheqësve të idesë për Brexit, Boris Johnson: Të dy ata dhanë dorëheqjen në përpjekjen që të parandalojnë tentativën e kryeministres britanike Theresa Mays, për një ndarje më të “butë” nga Bashkimi Evropian. Largimi i koordinuar i dy idelogëve më të ngurtë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE krijon kaos në kabinetin qeveritar të Theresa May dhe i shusn shpresat e BE-së, se javët e ardhshme mund të ketë bisedime substanciale për ndarje dhe për fillimin e raporteve të reja mes BE dhe Britanisë së Madhe.

Brexiti shkakton kaos

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten e kaluar Theresa May tentoi të arrijë unitet në kabinetin qeveritar, por përpjekjka e saj dështoi. Konsvertorët britanikë janë të përçarë thellë për mënyrën e daljes nga BE dhe raportet e ardhshme me të. Politikanët më konservatorë nuk janë të gatshëm për kompromis, ndërsa të tjerët thonë se një Brexit i ashpër do të ishte çmenduri. Në mes të tyre nuk ka asnjë urë që i bashkon. Kryeministrja është kapur fort pas pushtetit, por nuk është e qartë nëse ajo do t’i mbijetonte një mocioni mosbesimi në Parlament. Shpresa e vetme e saj është fakti që këtë punë aktualisht askush nuk mund ta bëjë më mirë se ajo vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konservatorëve të ashpër u mungon mbështetja në Parlament. Jacob Rees-Mogg, emri i të cilit përmendet si udhëheqës i mundshëm i qeverisë, nuk mund të sigurojë shumicën. Gjërat janë futur në qorsokak. Kaosi po mbizotëron në skenën politike. Brexiti po përçan britanikët dhe partinë konservatore dhe po helmon skenën politike. BE-ja iu lut Londrës para disa muajve që të negociojë me Brukselin dhe jo të merret vetëm me problemet e brendshme. Tani situata po keqësohet edhe më shumë.

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*Barbara Wesel

Propozimet e May ishin vetëm fillimi

Theresa May pohon se propozimet e saj, megjithë krizën politike, janë rruga më e mirë për Brexit. Por propozimet e saj i mbrojnë vetëm interesat britanike. Ndaj ato nuk mund të jenë pikënisje për negociata me BE-në. Kjo përzierje e propozuar nga May për pak union doganor dhe pak tregti të brendshme, sipas dëshirës së britanikëve, nuk është sipas shijes së BE. Britania e Madhe duhet të bëjë lëshime të tjera dhe të futet në negociata të detajuara, që do të rezultonin me një zgjidhje evropiane. Por edhe nëse Theresa May e mbijeton këtë luftë politike me kundërshtarët, ajo mund të bjerë më vonë, sepse Brukseli me siguri që nuk do të pajtohet me kërkesat e saj.

Kaosi në qeverinë britanike është për BE-në një manovrim i panevojshëm. Aktualisht ka gjëra më të rëndësishme sesa mosmarrëveshjet në qeverinë britanike. Samiti i NATO-s ku kërcënojnë mosmarrëveshje serioze me Trumpin, takimi i Trumpit me Putinin, grindjet për çështjen e refugjatëve dhe ngritja e populistëve në Poloni, Itali dhe Austri janë temat që tërheqin më së shumti vëmendjen e BE-së.

Ndërkohë që negociatat për Brexitin kushtojnë energji dhe kohë. Duket se kundërshtarët e Evropës në Londër e kanë mbivlerësuar veten dhe besojnë se mund t’i zgjidhin vet të gjitha sfidat. Por vazhdimi i negociatave është i pakuptimtë, përderisa qeveria britanike nuk e shpjegon njëherë e përgjithmonë se kush e ka fjalën kryesore në çështjen e Brexitit. Diplomëtat e BE-së duhet të presin deri në përfundimin e luftës për pushtet në Londër. E kjo mund të zgjasë.

Por nëse ndonjë prej ideologëve të Brexitit vjen në pushtet, Evropa mund t’i harrojë të gjitha shpresat për zgjidhje praktike. Ata duan të largohen nga BE-ja pa arritur ndonjë marrëveshje tjetër për raportet mes tyre. Disa anëtarë të qeverisë britanike janë nisur drejt një humnere dhe duket se askush nuk mund t’i ndalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?