Konfirmohen 36 raste të reja me koronavirus në Serbi, Vuçiç për masat shtrënguese: Ju njerëz si të doni, ne do bëjmë punën tonë
Janë regjistruar edhe 36 raste të reja me koronavirus në Serbi. Kështu numri total i të infektuarve në vend shkon në 171.
Deri më tani, si pasojë e koronavirusit në Serbi ka ndërruar jetë një person. Bëhet fjalë për një burrë 59-vjeçar i cili u nda nga jeta të premten. Lajmin e bëri të ditur kryeministrja e vendit Ana Brnabic.
Për të kontrolluar situatën e krijuar nga koronavirusi, presidenti i vendit, Aleksandar Vucic ka njoftuar ndalimin e qarkullimit në vend nga ora 17.00 e pasdites deri në orën 05.00 të mëngjesit.
Ndër të tjera, presidenti serb është shprehur:
Ju njerëz si të doni, ne do bëjmë punën tonë, dhe ju si te doni, lutja ime është vetëm të përpiqeni të kuptoni se ne po e bëjmë këtë për ju, për hir të prindërve tanë dhe vendit tonë.”