Konfirmohet zgjatja e armëpushimit me dy ditë në Gaza; Vendimi përshëndetet nga SHBA

Pak orë para përfundimit të armëpushimit në luftën Hamas-Izrael, i cili fillimisht ishte planifikuar të zgjaste katër ditë, Izraeli dhe organizata militante islamike palestineze Hamas ranë dakord për zgjatjen e armëpushimit. Armëpushimi që hyri në fuqi që nga mëngjesi i së premtes do të zgjatet me dy ditë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid al-Ansari. Kjo do të thotë se armëpushimi mund të zgjasë deri të enjten në mëngjes.

Zgjatjen e armëpushimit e konfirmoi edhe Hamas radikal, i cili klasifikohet si organizatë terroriste nga Izraeli, Gjermania, BE, SHBA dhe disa shtete arabe. Sipas Hamasit për dy ditët me të cilat është zgjatur pushimimi, do të vlejnë të njëjtat kushte si për katër ditët e mëparshme.

SHBA dhe Shtete të tjera Perëndimore kanë përshëndetur zgjatjen e armëpushimit.

SHKARKO APP