FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konflikti në Siri – Assad shpreson aleancë anti-terroriste me Trump

Lideri i Sirisë ka thënë se shpreson që Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump të jetë një aleat në luftën kundër terrorizmit megjithatë u tregua i kujdesshëm në gjykimin për të.

Bashar al-Assad tha se Trump do të jetë një “aleat i natyrshëm” nëse ai përmbushte një nga premtimet të bëra gjatë fushatë: për të luftuar terrorizmin.

Por ai gjithashtu tha se kishte dyshimet e tij nëse Trump do t’i mbante premtimet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump më parë tha se ishte “çmenduri” kundërshtimi i forcave siriane dhe militantëve të ISIS, dhe lufta ndaj Sirisë mund të çonte në luftë kundër Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konflikti vazhdon të jetë i ndezur në Siri. Avionët luftarakë qeveritarë bombarduan rrethet lindore të qytetit të Alepos.

Më shumë se 300 mijë persona kanë vdekur që nga konflikti civil sirian që filloi në mars të vitit 2011.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?