FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konflikti në Siri – Sulm në një spital në Alepo, 32 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Të paktën 32 persona mbetën të vrarë, mes tyre edhe fëmijë kanë mbetur të vrarë në sulmet e dy ditëve të fundit në Siri.

Një spital, një qendër për grumbullimin e gjakut dhe disa auto-ambulanca u goditën nga sulmet e forcave qeveritare në pjesën lindore të Alepos.

Shoqata e Mjekëve të Pavarur, e cila mbështet disa objekte në Siri, tha se Spitali i Fëmijëve Bajan është dëmtuar keq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmet ajrore kanë rinisur të martën, pas një pushimi tre javor të shpallur nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alepo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, është i ndarë në dy pjesë qysh në vitin 2012, pjesa perëndimore kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa ajo lindore nga rebelët që luftojnë regjimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?