Konklava më e kontestuar në histori, Papa që ndau Amerikën

Konklava e vitit 1492 mbetet një nga më të kontestuarat në histori, për shkak të akuzave për blerje votash nga një prej figurave më të fuqishme të kohës, Kardinalit Rodrigo Borja, i cili do të bëhej më pas Papa Aleksandri VI.

Borja me origjinë nga Spanja, zhvilloi një fushatë të mirorganizuar për të siguruar fronin papnor, duke përdorur mjete financiare dhe premtime politike për të bindur kardinalët zgjedhës. Thuhet se ai ofroi kështjella, prona të mëdha toke dhe sasi të konsiderueshme argjendi në këmbim të votave, në një kohë kur ndikimi i mbretërive të mëdha si Franca dhe Spanja, si dhe i qyteteve të fuqishme italiane si Milano, Napoli, Gjenova e Venecia, ishte i theksuar në politikën e Kishës Katolike.

Konklava e mbajtur për herë të parë në Kapelën Sistine në fillim të gushtit të vitit 1492 ishte pikërisht kur Kristofor Kolombi po nisej për udhëtimin e tij historik përtej Atlantikut. Kjo konklavë zgjati vetëm pesë ditë dhe përfundoi me zgjedhjen e Borjas si Papë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konklava e atij viti është një nga shembujt më të fortë historikë të ndërthurjes së interesave politike, ekonomike dhe kishtare në zgjedhjen e një pape, një kujtesë se edhe në Kishën Katolike, vendimet më të rëndësishme nuk kanë qenë gjithmonë vetëm frymëzime hyjnore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?