Koreja e Veriut: Trump, ky po që ia vlen për president

Për Korenë e Veriut, kandidati republikan për kreun e Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, do të ishte presidendi ideal.

Media shtetërore e vendit komunist e ka përshkruar si politikan të mençur, i cili do të ishte shumë i mirë për Phenianin.

Editoriali i DPRK shkruan se miliaderi nga Nju Jorku është një kandidat largpamës presidencial.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo mund të jetë edhe një përgjigje e Koresë se Veriut ndaj deklaratave të Trump, i cili ka shprehur dipsonibilitetin për tu takuar me liderin e vendit të izoluar dhe që nuk do ta kishte aspak problem një bisedë me Kim Jong-un.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje Trump ka premtuar se do të tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Koreja e Jugut nëse vjen në pushtet.

Analistët thanë se editoriali nuk është politikë zyrtare, por ka gjasa të pasqyrojë mendimin e Phenianit.

Shkrimtari Han Yong-mook, njohës i mirë i Koresë së Veriut, tha se politika e zotit Trump mbi trupat amerikane do të bëjë realitet vizionin Yankee Go Home.

Koreja e Veriut ka kërkuar prej kohësh largimin e trupave amerikane nga gadishulli korean.

Shkrimtari tha se votuesit amerikanë duhet të refuzojnë kandidaten demokrate Hillary Clinton, duke e quajtur monotone dhe pa shije.

Në fillim të këtij muaji Koreja e Veriut hodhi poshtë propozimin e Trump për të biseduar mbi programin bërthamor të Phenianit, duke e konsideruar të pakuptimtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?