FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koresë së Veriut nuk i intereson kush është President i SHBA

Koresë së Veriut nuk i intereson se kush është Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu ka deklaruar një diplomat i lartë i Penianit gjatë një vizite ne Kombet e Bashkuara ditën e martë pas zgjedhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Reuters shkruan se Kim Jong Ho, drejtor i të drejtave të njeriu për çështjet hmanitare foli me gazetarët pasi komitet i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratoi një projektrezolutë që dënon “shkeljet e rënda dhe të shumanshme të të drejtave të njeriut” në shtetin aziatik.

“Ne nuk na intereson kush bëhet President i SHBA”, tha Kim, ndërsa theksoi se: “Çështja fondamentale këtu është se nëse SHBA kanë apo jo vullnet për të tërhequr politikat e saj armiqësore ndaj Koresë së Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koreja e Veriut akuzon vazhdimisht SHBA dhe Korenë e Jugut se përgatiten për luftë duke zhvilluar stërvitje të përbashkët ushtarake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump tha në maj se ai ishte i gatshëm për të biseduar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në përpjekje për të ndaluar programin bërthamor të Penianit, duke propozuar orientime të dukshme të politikës së SHBA-së ndaj kombit të izoluar komunist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?