Koronavirusi: 237 të vdekur në Iran, lirohen përkohësisht 70,000 të burgosur

Gjykatat në të gjithë Iranin kanë marrë vendimin për lirimin e përkohshëm të të burgosurve për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Njoftimin e dha shefi i gjyqësorit Hojatoleslam Ebrahim Raeisi sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim ditën e sotme.

”Të burgosurit që kanë probleme shëndetësore u është dhënë përparësi në dhënien e lejes’‘, shtoi Raeisi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të martën e kaluar, Irani njoftoi se do të lirojë përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, sipas agjencisë së lajmeve gjysmë zyrtare të vendit ISNA duke përmendur zëdhënësin e gjyqësorit Gholamhossein Esmaili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Irani është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi me 237 të vdekur dhe 6,566 të infektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?