Koronavirusi rikthehet në Kinë, qyteti me 118 raste të reja infektimi vendos të testojë të gjithë banorët

Rajoni Xinjiang, në perëndim të Kinës, raportoi 118 raste të reja pozitive për Covid-19, të martën.

Mes tyre, dy pacientë kanë treguar simptoma ndërsa 116 janë asimptomatikë. Kina nuk i përfshin bartësit asimptomatikë të virusit në numrin zyrtar të rasteve të konfirmuara.

Rastet e reja u raportuan në qarkun Shufu të rajonit Kashgar, ku një shpërthim i ri rastesh u shfaq në fund të muajit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një konferencë për shtyp, autoritetet thanë se 116 raste asimptomatike u identifikuan midis atyre që ishin tashmë nën karantinë ose vëzhgim mjekësor, ndërsa dy rastet e tjera kishin zhvilluar simptoma pasi u identifikuan më herët si raste asimptomatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përgjigje të rasteve të reja dhe për të ndalur përhapjen e mëtejshme të pandemisë, Xinjiang do të nisë një raund të ri testimi masiv në qarkun Shufu.

Në fund të tetorit, rajoni i Kashgarit testoi 4.7 milionë banorët e saj, pasi u raportua një rast i vetëm asimptomatik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?