Koronavirusi, rritet bilanci në Iran: 34 të vdekur dhe 388 të infektuar
28 shkurt Ora 13:24 Konfirmohen 8 viktima të tjera nga koronavirusi, shkon në 388 numri i të infektuarve
Ministria e Shëndetësisë në Iran ka konfirmuar edhe 8 viktima nga koronavirusi duke e çuar në 34 numrin e të vdekurve
27 shkurt, Ora 09:27 22 të vdekur dhe 141 të infektuar
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran është rritur në 22 sipas agjencisë IRNA. Ndërkohë janë konfirmuar 141 raste të reja. Autoritetet pezulluan lutjet për ditën e premte më 28 shkurt. Virusi është përhapur në 20 nga 31 provincat iraniane.
Shkalla e vdekshmërisë është rritur në mbi 13%, dukshëm më e lartë se çdo vend tjetër që përjeton një shpërthim të patogjenit. Disa dyshojnë se mund të jenë nën raportimin e numrit të përgjithshëm të rasteve, të cilat janë më shumë se 140. Shkalla e vdekjes në provincën Hubei të Kinës, epiqendrën e virusit, është rreth 2%. Vendi, i cili tashmë është duke luftuar me një krizë ekonomike të përkeqësuar nga vendosja e sanksioneve amerikane, po përpiqet të përmbajë virusin, si dhe frikën që ai po shkakton te njerëzit.
Megjithë përhapjen e virusit, Presidenti Hassan Rouhani tha të mërkurën e 26 shkurtit se autoritetet nuk do të karantinojnë asnjë qytet iranian. Ai paralajmëroi gjithashtu që virusi të bëhej “armë në duart e armiqve tanë”, si pjesë e “propagandës” kundër vendit.