Koronavirusi, varre masive për të varrosur 250 viktimat (FOTO)

Në Iran viktimat nga koronavirusi po varrosen në varre të përbashkëta në provincën e Qom, 80 km në jug të Teheranit, qytet i cili ishte vatra e përhapjes së infeksionit. Sipas gazetës ”Washington Post”, numri i vdekjeve për shkak të Coivid-19 është shumë më I lartë se numri që prezantohet nga Republika Islamike. Vdekjet nga koronavirusi në Iran deri tani të konfirmuan janë 514. Ndërkohë, ‘Washington Post’ shkruan se zona e ”Behesht-e Masoumeh”, ku dyshohet se janë hapur varret masive, sipas pamjeve satelitore në muajin tetor ishte bosh, tani ajo është e mbushur me mbi 250 kufoma. Sipas gazetës amerikane, e cila citon analizën e disa ekspertëve, bëhet fjalë për një hapësirë mbi 90 metra të gjatë dhe ekuivalente me dy fusha futbolli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?