Krahu i djathtë i Soleiman, Dehghan: S’kemi kërkuar luftë, amerikanët do goditen njëlloj
Në një intervistë me CNN në Teheran, Hossein Dehghan, këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Khamenei, tha se përgjigja me siguri do të jetë ushtarake dhe kundër vendeve ushtarake. Sipas tij, është Amerika që e ka filluar luftën, prandaj ata duhet të pranojnë reagime të duhura për veprimet e tyre. “E vetmja gjë që mund të përfundojë këtë periudhë lufte është që amerikanët të marrin një goditje që është e barabartë me goditjen që ata kanë shkaktuar. Pas kësaj ata nuk duhet të kërkojnë një cikël të ri”, është shprehur Dehghan. Ai e përshkroi në Twitter si qesharake dhe absurde fjalët e Trump. “Trump nuk e njeh ligjin ndërkombëtar. Ai nuk i njeh rezolutat e KB. Në thelb ai është një gangster i vërtetë dhe një lojtar i fatit. Ai nuk është politikan ai nuk ka stabilitet mendor”.
Duke iu referuar rezolutës 2347 të Kombeve të Bashkuara e cila dënon shkatërrimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore, Dehghan tha se nëse Trump dëshiron të imponojë sundim, logjikë dhe racionalitet mbi vendimin e tij duhet të pranojë që ai është një kriminel lufte dhe duhet të gjykohet. I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Trump do të kryente kërcënimin e tij për të goditur ndonjë nga vendet kulturore të Iranit, Dehghan tha se asnjë personel ushtarak amerikan, asnjë qendër politike amerikane, asnjë bazë ushtarake amerikane, asnjë anije amerikane nuk do të jetë e sigurt dhe se ata janë të arritshëm për ta. Rouhani tha se më parë amerikanët do të përballeshin me pasoja për vrasjen e Soleimani jo vetëm sot, por edhe në vitet në vazhdim.
Vërejtjet e Rouhani erdhën në të njëjtën ditë zie, kur në Irak kishin thirrur në kor “Vdekja për Amerikën” në funeralin e Soleimanit dhe një udhëheqësi të milicisë irakiane që vdiq me të në një sulm ajror amerikan në Irak. Soleimani u vra në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, së bashku me Abu Mahdi al-Muhandis, nënkryetarin e Forcave të Mobilizimit Popullor Irakian të mbështetur nga Irani. “Të paktën gjashtë njerëz u vranë në sulmin ajror”, një burim irakian i sigurisë i tha CNN në kushte anonimiteti. Ai shënon një përshkallëzim të madh në tensionet rajonale që kanë bërë Teheranin kundër Washingtonit dhe aleatëve të tij në Lindjen e Mesme.
KOHA JONË SONDAZH

