Kreu i OKB kritikon Izraelin: Lufta juaj ka diçka të gabuar

Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka kritikuar Izraelin, sipas së cilit kundërsulmi i tyre ka gabime. Kjo sepse sipas tij, Izraeli do duhet të bëjë dallimin midis grupit terrorist të Hamas dhe palestinëzëve. Kur flet për gabim, ai konsideron pikërisht numrin e madh të fëmijëve të vrarë.

“Ka shkelje nga Hamas kur ata përdorin civilët si mbrojë, por kur shikon numrin e civilëve që janë vrarë në operacionin ushtarak, qartësisht ka diçka që nuk shkon. Çdo vit, numri më i lartë i fëmijëve të vrarë nga çdo aktor në të gjitha konfliktet që dëshmojmë është maksimumi me qindra.

Në pak ditë në Gaza, mijëra e mijëra fëmijë janë vrarë, gjë e cila nënkupton se qartësisht ka diçka të gabuar në mënyrën se si operacionet ushtarake po bëhen. Situata është e tmerrshme, katastrofike do të thoja. Ka mungesë ilaçesh në spitale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj është thelbësore të lejohen ndihmat humanitare në Gaza. Dëshiroj të them qartësisht se asgjë nuk e redukton refuzimin tonë të plotë ndaj gjërave të tmerrshme që Hamasi bëri më 7 tetor. Por duhet të bëjmë dallimin. Hamasi është diçka dhe palestinezët janë një gjë krejtësisht tjetër”, tha Guterres.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?