Krevati që të mbron nga tërmetet (VIDEO)

Ky krevat është shpikur nga kinezi Wang Wenxi, i cili siguroi një patentë për krevatin rezistent ndaj tërmeteve në vitin 2010. Që atëherë ai është marrë me krijimin e këtij krevati për të ofruar më shumë siguri tek njerëzit.

Krevati është i pajisur me sensorë që ndiejnë lëkundjet e tokës. Me t’u aktivizuar sensorët, në rastet kur bie tërmet, dysheku futet brenda një arke të krijuar me hekur, dhe qëndron pa lëvizur, edhe nëse e gjithë bota shembet mbi ju.

Brenda arkës janë vendosur shishe uji, maskat kundër gazit, bombola e oksigjenit dhe kutia e ndihmës së shpejtë.

Protection from earthquake (You sleep and and this bed protect You )

SHKARKO APP