FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krijohet një forcë e re opozitare në Ukrainë

Ish-pilotja e forcave ajrore ukrainase, Nadia Savçenko, e zgjedhur deputete në vendin e saj pasi kaloi dy vite në paraburgim në Rusi, konfirmoi sot një lëvizje politike opozitare ndaj presidentit Petro Poroshenko.

“Kjo lëvizje ka për qëllim ndërgjegjësimin e popullit ukrainas dhe ndryshimin e sistemit të krijuar”, deklaroi Savçenko për median ukrainase.

Lëvizja e saj për Njerëzit Ativë të Ukrainës (RUNA) ka si objektiv, për një periudhë afatgjatë, për t’u bërë një parti opozitare me peshë në qeverinë pro-evropiane aktualisht në pushtet në Kiev, gjithnjë e më shumë e kritikuar për dështimin e saj në luftën kundër korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pilotja 35-vjeçare u dënua me 22 vite burg në Rusi, sipas saj për akuza të pabaza, kinse se kishte informuar ushtrinë ukrainase për vendndodhjen e dy gazetarëve të televizionit publik rus, të vrarë nga një e shtënë me mortajë në qershorin e 2014 në lindje të Ukrainës, transmeton atsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo u shkëmbye në fund të majit kundrejt dy shtetasve rusë të arrestuar në Ukrainë, duke mundur të kthehet në Kiev, ku u prit si heroinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?