Krime lufte dhe kundër njerëzimit, Gjykata e Hagës nis hetimet për Rusinë
Pas thirrjeve nga Ukraina për gjenocid nga ana e Rusisë, Gjykata e Hagës do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës.
“Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë”,-tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.
“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, shtoi më tej ai.