Krishtlindja më e nxehtë në 150 vite

Shpesh kemi dëgjuar të flitet për nxehtësinë e festave, magjinë e tyre…dhe në fakt, në Torino, atmosfera në natën e Krishtlindjes ka qenë me të vërtetë e nxehtë…madje më e nxehta në 150 vitet e fundit. Në observatorin e Moncalierit, pak pas mesnate, është regjistruar një temperaturë maksimale prej 17.8 gradësh Celcius, një vlerë kjo që nuk është arritur në Krishtlindje asnjëherë, madje as ditën. Shkaku mendohet se është era e nxehtë që ka shoqëruar këtë periudhë.

“Që Krishtlindjet do të ishin më pak të bardha dhe më pak të ftohta se zakonisht, këtë e dinim, por kjo është pak si shumë”, shkruanin në faqen e tyre në Facebook ekspertët e shoqërisë meteorologjike italiane. Sipas meteorologëve, këto Krishtlindje do të jenë si jo zakonisht të ngrohta dhe me diell por situata nuk do të jetë e njëjtë kudo.

Venecia është mbërthyer sërish nga frika pasi ditën e Krishtlindjes, sipas parashikimeve, niveli i ujit do të arrijë sërish në 120 cm. Dhe në zonën e Emilia Romanas, Lombardisë dhe Venetos është lëshuar një paralajmërim portokalli për mot të keq.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?