Kriza greke, nuk u arrit marrëveshja në Bruksel

Është mbyllur, ashtu siç edhe pritej, pa një marrëveshje edhe takimi i sotëm i eurogrupit, ndërsa ministri grek i Financave, Janis Varufakis, mësohet të ketë akuzuar disa nga kolegët e eurozonës që nuk kanë rënë dakord jo vetëm me propozimin grek me mjaft lëshime, por edhe më atë të tre institucioneve, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Europiane dhe Komisionit Europian.

Megjtihatë, Varufakis ka shtuar se palët do të rishohin edhe një herë të gjithë dokumentet e shtruar mbi tavolinën e bisedimeve dhe do të vazhdojnë të punojnë në ditët në vazhdim deri në gjetjen e një zgjjidhjeje. Më optimist është shfaqur presidenti i eurogrupit, Jerun Dajselblum, për të cilin dera është ende e hapur që Greqia të pranojë propozimet e kreditorëve, ndërsa eurokomisioneri Pierr Moskovici konfirmon se ngërçi qendron ende te mospajtimi mbi rritjen e TVSH-së dhe pensionet.

Nën këtë frymë ka nisur edhe samiti i zakonshëm i Bashkimit Europian, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel ka frenuar optimizmin e homolug grek Aleksis Tsipras.

“Historia e Europës është e mbushur me mosmarrëveshje, negociata dhe më pas kompromise. Kështu që kam besim se propozimet greke do ta ndihmojnë eurozonën dhe Greqinë të kalojë krizën”

Sinkron Angela Merkel
“Kam dëgjuar se nuk janë bërë përparimet e nevojshme, madje disa thonë që janë bërë hapa prapa. Kështu që është mjaft e rëndësishme që Greqia të vazhdojë punën me tre institucionet”

Pas kritikave të ashpra, presidenti i Këshillit të Europës është dukur më në humor.

“Orët e fundit kanë qenë kritike, por kam një parandjenjë se, ndryshe nga tragjeditë e Sofokliut, kjo histori greke do të përfundojë gëzueshëm”

Megjithatë, palët kanë kohë deri më 30 qershor për t’i dhënë fundin e lumtur historisë greke, kur të skadojë edhe afati i shlyerjes së kësteve ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe afati i programit të shpëtimit.

 

SHKARKO APP