Kriza në Greqi, Tsipras, Merkel dhe Hollonde: Të intesifikohen negociatat me kreditorët

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës ranë dakord me Kryeministrin grek Aleksis Tsipras se bisedimet mes Greqisë dhe kreditorëve të saj duhet të intensifikohen, me qëllim arritjen e marrëveshjes dhe shmangien e falimentit grek.

Pavarësisht se kjo ishte e vetmja arritje e takimit, sipas burimeve të qeverisë gjermane, bisedimet mes kancelares Merkel, presidentit francez Hollonde dhe kryemisnitrit grek Tsipras në Bruksel  ishin konstruktive.

Përpara takimit atmosfera nuk ishte shumë e qetë, vecanërisht pas hedhjes poshtë të propozimeve të reja greke nga ana e Bashkimit Europian. Ishte komisioneri ekonomik Moskovici që i raportoi kreut të Komisionit Europian Zhan Klod Junker se këto propozime nuk reflektonin objektivat e kreditorëve. Greqia këmbëngul se nuk bën asnjë kompromis me pensionet dhe pagat, duke mos pranuar uljen e tyre, nga ana tjeter Bashkimi Europian kërkon reforma të cilat do të stabilizonin borxhin e Greqisë.  Pas takimit, që zgjati rreth 45 minuta, kryeministri grek Aleksis Tsipras u shpreh

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendosëm të intesifikojmë përrpjekjet për  të kapërcyer dallimet e mbetura dhe të arrijmë në një kompromis në të ardhmen. Besoj se udhëheqja politike e Evropës e kupton se Greqia ka nevojë për zgjidhje praktike në mënyrë që  ti kthehemi rritjes dhe stabilitetit jo vetëm në Greqi, por edhe në Europë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ishte biseda e pestë mes tre liderëve në më pak se dy javë, duke theksuar seriozitetin e përpjekjeve të nivelit të lartë për të parandaluar një ndarje që mund të detyrojë Greqinë të dalë jashtë zonës euro. Gjithsesi, 30 qershori është afati i fundit për Greqinë për të shlyer 7.2 miliardë euro ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndërkohë sot në mëngjes mbështetës të partikë komuniste greke dhe sindikatat e punës pushtuan minsitrinë e Financave në Athinë, duke bllokuar edhe stafin në hyrje të insitucionit. Ata i tremben një marrëveshje mes palëve e cila do të rëndonte edhe me tej në popullin grek. Qytetarët e lodhur nga 6 vite krizë, thonë se nuk do të duronin më masa të tjera kursimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?