Kriza në Maqedoni, asnjë marrëveshje politike, Zaev kërkon qeveri teknike pa Gruevskin
Janë mbyllur pa asnjë përparim bisedimet ndërmjet liderëve të partive politike në Maqedoni, të mbajtura në Bruksel me ndërmjetësimin e komisionerit për zgjerim Johanes Han.
Palët kanë insistuar në qëndrimet e tyre, ku lideri i opozitës Zoran Zaev nuk pranon asnjë marrëveshje dhe asnjë qeveri teknike me në krye kryeminsitrit Nikola Gruevski. Ky i fundit kërkon qeveri teknike dhe qëndrimin e tij nuk krye të saj deri në fund të dhjetorit.
Komisioneri evropian për politika të fqinjësisë Han është shprehur i zhgënjyer që bisedimet nuk prodhuan një marrëveshje, duke u shprehur në rrejtin social Twitter se është i zhgënjyer për mungesën e përgjegjësisë dhe lidershipit nga bashkëbiseduesit.
Ndërkohë në një komunikatë të lëshuar pas bisedimeve, thuhet se Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjitha palëve që në interes të vendit dhe qytetarëve të tyre, të gjejnë pa vonesë një kompromis politik dhe të dalin me propozime konkrete mbi bazën e marrëveshjes së arritur në Shkup më 2 qershor.
Përkushtimi i shprehur për reformat për të cilat janë pajtuar të gjithë liderët e partive duhet të zbatohen me urgjencë. Kjo është esenciale për çfarëdo përparimi në rrugën euro atlantike, thuhet në komunikatë.
Tema kryesore e bisedimeve mes kryeministrit, Nikolla Gruevski, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, atij të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, ishte forma e qeverisjes deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm për të cilat u arrit dakordësia në takimin e para dhjetë ditëve në Shkup me ndërmjetësimin e komisionerit Hahn.