Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut? Analistët: Arrihet por…

Shkup

Ideja për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut e hedhur nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti, është quajtur “ëndërr e bukur” por jo reale nga rivalët e tij politik. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, ndër të tjera thotë se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të zgjedhin mes ëndrrës parazgjedhore dhe platformës reale që ofrojnë ata.

Sipas tyre shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për barazi reale përpara posteve simbolike, që sipas tyre arrihet me ndryshime të mëdha në të gjitha fushat.

Analisti Shpëtim Pollozhani, e cilëson idenë si infantile dhe akuzon se politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut luftojnë për interesa të tyre dhe jo për çështjen kombëtare. Sipas tij ideja është e arritshme pasi shqiptarët janë faktor.

Kurse Bashkim Selmani, thotë se Maqedonia e Veriut është një shtet eksperimental sa i takon aspektit politik dhe juridik dhe nga ana tjetër shqiptarët asnjëherë nuk kanë arritur të kenë një strategji të përbashkët për të drejtat e tyre.

SHKARKO APP