Kryeministri emigrant, “The Mirror”: Sunak i varur nga avionët, më shumë fluturime se çdo kryeministër
Kryeministri emigrant i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka përdorur avionë dhe helikopterë privatë për të udhëtuar brenda Mbretërisë së Bashkuar më shumë se çdo kryeministër tjetër britanik i kohëve të fundit.
Prestigjiozia “The Mirror” shkruan se kryeministri Sunak ka bërë mesatarisht 1 fluturim çdo 8 ditë. Sunak është akuzuar për hipokrizi për kryerjen e fluturimeve të shkurtra brenda vendit, pavarësisht premtimit për të ulur emetimet e karbonit.
Sunak është përballur gjithashtu me kritika për humbjen e parave të taksapaguesve për të përdorur një helikopter 1000 £ në orë për 1 udhëtim që do të kishte marrë 75 minuta në tren.