Kryeministri i Australisë paralajmëron: Pushtimi i Ukrainës mund të ndodhë brenda 24 orëve

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka paralajmëruar se Rusia mund të pushtojë Ukrainën brenda 24 orëve, ndërsa ka dënuar veprimet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Rusia është në kulmin e gatishmërisë për një pushtim të plotë të Ukrainës dhe me gjasë do të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme. Ka raportime se po, ka bombardime dhe gjëra të natyrës që lënë të kuptojnë se kjo tashmë po ndodh”, ka thënë Morrison për BBC.

Australia dhe Zelanda e Re kanë ftuar ambasadorët rusë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj veprimeve të Rusisë.

Rusia të hënën njohur pavarësinë e Donetzkut dhe Luhanskut, dy territore separatiste të Ukrainës të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.

SHKARKO APP