Kryeministri i Turqisë shpëton burrin që donte të hidhej nga “Ura e Bosforit”

Një burrë që po tentonte të hidhej nga Ura e Bosforit në Turqi ka ndërruar mendje pas ardhjes së kryeministrit të vendit në vendngjarje.

Kryeministri Binali Yıldırım, ka qenë duke kaluar tek Ura “Dëshmorët e 15 Korrikut”, e njohur ndryshe Ura e Bosforit kur ka parë se dikush po mundohej të vetëvritej.

Burri  me inicialet T.T pas përpjekjeve nga punonjësit shoqërues të autokolonës ka hequr dorë nga vetëvrasja pasi ka  parë edhe kryeministrin Yıldırım.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi e ka qetësuar qytetarin, kryeministri Yıldırım i ka dhënë ujë dhe duke e kapur për dore kanë udhëtuar bashkë në automjetin e tij, për në qendrën e kongreseve Haliç, për të marrë pjesë në ceremoninë martesore të vajzës së ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, raporton Anadolu Agency (AA).

Swiss Digital Mobile Reklama

Yıldırım i është drejtuar qytetarit:

Një veprim të tillë nuk duhet ta ndërmarrësh më. Ne jemi myslimanë, dhe asnjë gjë nuk mund të jetë arsye që një njeri t’i japë jetës së tij fund….Në fund të çdo errësire ka një dritë, pas çdo situate të vështirë ka një lehtësim…”

İntihar teşebbüsünü Başbakan Yıldırım önledi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?