Kryetari i Parlamentit në Iran rezulton pozitiv me Covid-19
Bota E Enjte, 2 Prill 2020 19:18
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19).
Zyra për Kulturëndhe Marrëdhënien me Publikun e Parlamentit të Iranit tha në një njoftim se Larijani është vendosur në karantinë dhe ka filluar të trajtohet.
Irani është ndër vendet më të prekura në botë nga koronavirusi.
Deri më tani janë shënuar 3.160 viktima dhe 50,468 raste me COVID-19