Ktheu shtëpinë në dyqan kokaine, çfarë e zbuloi 24-vjeçarin shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi akuzohet për shitje kokaine. I riu me iniciale K.P. shiste nga shtëpia e tij doza kokaine me vlerën e 80 eurove për gram.

Ai e kishte kthyer shtëpinë e tij brenda një periudhe të shkurtër kohore në një bazë të vërtetë të shitjes së kokainës.

Shqiptari furnizohej vetë me lëndën narkotike dhe më pas në shtëpi e ndante me doza dhe ua shiste klientëve. Policia mundi ta identifikonte pas ndjekjes që i bënte klientëve që shkonin tek shpëia e të riut, të cilët vinin vet dhe blinin produktin në shtëpinë e tij në Teramo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kërkesës së prokurorit, gjykatësi i Teramos nënshkroi fletarrestimin kundër 24 vjeçarit. Sipas hetuesve, tregu i vënë në shtëpi ishte veçanërisht fitimprurës dhe realizohej brenda një kohe shumë të shkurtër, duke përdorur metoda të shitjes me pakicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?