Ku shkoi avioni ”MH370”? Mbyllen përfundimisht kërkimet

Misteri i avionit me numër fluturimi ”MH370”, duket se nuk do të zbardhet kurrë. Një kërkim privat për gjetjen e avionit është mbyllur zyrtarisht pa asnjë rezultat.

Avioni u zhduk nga radarët në 8 mars të 2014-tës, ndërsa fluturonte nga Kuala Lampuri në Pekin me 239 persona në bord.

Ende vazhdon të ketë debate mbi zonën ku mund të ketë renë avioni. Kërkimet për mjetin e zhdukur fluturues u shtrinë në sipërfaqen më të madhe në historinë e aviacionit civil, duke mbuluar më shumë se 120 mijë km katrorë të oqeanit indian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë të avionit janë gjetur deri në Madakaskar, por jo trupi i tij. Kërkimi zyrtar, ku u përfshinë ekipe nga Australia, Malajzia dhe Kina, u mbyll në janar të vitit të kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?