Kur merr fund lufta? Shefi i inteligjencës ukrainase parashikon fitoren në…

Kur do të marrë fund lufta ruse në Ukrainë, e cila sot është në ditën e 237? Kreu i Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse të Ukrainës parashikon “fitore të pashmangshme” për Kievin.

“Humbja e Rusisë është e pashmangshme. Ai nuk mund të ndalet dhe do të çojë në shkatërrimin e tij”, tha gjeneralmajor Kyrylo Budanov. “Deri në fund të vitit do të bëjmë përparim të dukshëm. Këto do të jenë fitore të rëndësishme. Do ta shihni së shpejti”.

Në fjalën Budanov shton edhe se në fund të pranverës duhet që lufta të përfundojë. Me një fitore të Ukrainës do të fillojë një “proces politik shumë serioz, i lidhur me ndryshimet në Federatën aktuale Ruse”.

SHKARKO APP