Kush ishte Kurt Gödel, matematikani dhe filozofi i shkëlqyer që vrau veten me uri

Kurt Gödel ishte një matematikan dhe filozof i shkëlqyer. Teorema e paplotshmërisë e bëri atë një nga matematikanët më të rëndësishëm të kohës së tij. Megjithatë, ai vuante nga shëndeti i dobët, duke filluar me një episod ethesh reumatike që në moshën gjashtë vjeçare. Ai jetoi me bindjen se kurrë nuk u shërua plotësisht dhe ishte i njohur si njeri paranojak, ishte i shqetësuar dhe i dëshpëruar. Ai pësoi disa kriza nervore gjatë jetës së tij.

Gödel u lind në Brünn, Austro-Hungari (tani Brno, Republika Çeke) në vitin 1906. Në moshën 18 vjeçare ai filloi karrierën e tij intelektuale duke studiuar fizikën, matematikën dhe filozofinë teorike në Universitetin e Vjenës. Në vitin 1924, Vjena ishte një qendër intensive intelektualësh dhe ai ishte i rrethuar nga një grup mendimtarësh të mirënjohur që përbënin atë që quhej Rrethi i Vjenës.

Nën mbikëqyrjen e një prej udhëheqësve të Rrethit të Vjenës, Hans Hahn, Gödel mbrojti doktoraturën që në moshën 23 vjeçare. Në të, ai argumentoi se grupi i sistemeve formale matematikore të njohura si logjika e rendit të parë, mund të provohet të jetë e vërtetë përmes një sistemi të quajtur zbritje formale. Pavarësisht nga madhështia e tij, Gödel kurrë nuk e ndjeu se ai përshtatetej me Rrethin e Vjenës, pasi besimet e tij teiste kishin përplasje me idetë popullore të pozitivizmit logjik, i cili argumentonte se e vetmja njohuri reale është ajo që mund të demonstrohet në mënyrë empirike(në atë çfarë është ekperimentuar dhe provuar).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 1931, ai botoi atë që njihet si teorema e papërfillshmërisë së Gödelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurt Gödel 1

Pavarësisht karriesës së tij të suksesshme, shëndeti mendor i Kurt Gödel kurrë nuk u stabilizua. Deri në fund të jetës së tij, paranoja e Gödel vetëm u rrit. Ai dyshonte për çdo ushqim dhe ishte i bindur se dikush po përpiqej ta helmonte. Ai refuzoi të hante ushqim edhe nga gruaja e tij. Sidoqoftë, kur u sëmur në vitin 1977 dhe u detyrua të shtrohej në spital për gjashtë muaj, Gödel thjesht refuzoi të hante gjithçka, sjellje që u kthye ne një mënyrë efektive për të vdekur. Ai vdiq më 14 janar 1978 nga kequshqyerja, kohë gjatë së cilës ai peshonte vetëm 65 kilogramë./Bota.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?