Ky shtet mposht koronavirusin, shërohet pacienti i fundit

San Marino është ndër shtetet që ka mposhtur koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore të këtij shteti.

Në këtë vend thuhet se pacienti i fundit, i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të San Marinos, nuk ka simptoma për 48 orë dhe besohet se është shëruar plotësisht. Sipas informacioneve, kufizimet në këtë vend do të hiqen ditët në vazhdim.
Duhet theksuar se në këtë shtet zyrtarisht më nuk ka asnjë rast aktiv të infeksionit dhe se Qeveria ka njoftuar zyrtarisht se kufizimet e koronës do të hiqen.

Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet shënoi rreth 700 raste infektimi dhe 42 raste vdekjeje.

SHKARKO APP