Ky shtet zgjedh për herë të parë një presidente femër

Anëtarët e Parlamentit të Etiopisë kanë zgjedhur Sahle-Work Zewde si presidenten e parë femër të vendit.

Sahle-Work është një diplomate me përvojë.

Zgjedhja e saj si presidente vjen një javë pasi kryeministri Abiy Ahmed emëroi një kabinet ku gjysmën e pozicioneve e mbajnë femrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalimin e saj të pranimit, Presidentja Sahle-Work foli për rëndësinë e ruajtjes së paqes, raportojnë mediat lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zewde u votua pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Mulatu Teshome.

Ajo ka shërbyer si ambasadore e Etiopisë në Senegal dhe Djibouti.

Sahle-Work ka mbajtur gjithashtu një sërë pozicionesh në OKB, përfshirë kryetaren e ndërtimit të paqes në Republikën e Afrikës Qendrore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?