”Le Figaro”: Ftohja e madhe Itali-Francë

Përkeqësimi i marrëdhënieve mes Francës dhe Italisë hap sot gazetën e njohur franceze ”Le Figaro”, që në faqen e parë thekson se mes dy vendeve ka filluar ftohja e madhe.

Tre faqet e para të gazetës, duke përfshirë edhe të parën, i kushtohen krizës franko-italiane, të paktën në këto nivele që nga periudha e pasluftës e këtej si edhe arsyet e këtij tensionimi midis dy popujve ”kushërinj” të Europës: nga migrantët e anijes ”Aquarius” deri tek incidentet lidhur me refuzimet në kufi nga zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio, deri te beteja e tij e fundit në Parlamentin Europian në Strasburg, pa harruar rastin Stx-Fincantieri, me rrjetin hekurudhor të linjës së shpejtë, TAV, të ndërprerë.

Por, edhe me veprat e Leonardo Da Vinçit në Luvër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Paralajmërohet i ftohtë i madh mes Parisit dhe Romës”, shkruan gazeta në faqet e brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka qenë vite tensionimesh në rritje për çështje të ndryshme, në veçanti, për ndërhyrjen e Francës në Libi në vitin 2011 dhe qëndrimi indiferent i Parisit për migrantët në brigjet italiane”, shkruan ”Le Figaro”.

“Dhe pavarësisht nga çdo gjë”, përfundon ”Le Figaro”, pavarësisht” postimeve në Twitter, ndoshta edhe prag të zgjedhjeve europiane, lidhja normale mes dy vendeve vazhdon.

Kryeministri Giuseppe Conte ka marrëdhënie besimi me presidentin Macron, ndërkohë që presidenti italian, Sergio Mattarella vazhdon të shprehë besimin në përmirësimin e marrëdhënieve.

“Në mesin e ministrive vazhdohet të punohet së bashku për dosjet me interes të ndërsjellë dhe gjithashtu midis ambasadave të Parisit dhe Romës mbahet një komunikim i përhershëm, në mënyrë që fijet të mos këputen plotësisht”, shton ”Le Figaro”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?