Lë futbollin për të shkuar në luftë

Armenia dhe Azerbajxhani janë në luftë aktualisht. Duke qenë se i duhet të forcohet, Armenia i ka kërkuar të gjithë personave nën 40 vjeç që t’i bashkohen ushtrisë. Mes personave që i janë përgjigjur kësaj thirrjeje është kapiteni i kombëtares armene të futbollit, Varazdat Haroyan.

Pasi ka luajtur në 3 sezonet e fundit në Rusi me ekipin Ural, futbollisti ishte në prag nënshkrimi me Larisën në Greqi. Por, pak përpara firmosjes, klubi grek mori një mesazh nga menaxheri i futbollistit, i cili shpjegonte situatën dhe vendimin e tij për të lënë momentalisht futbollin dhe për t’iu përkushtuar mbrojtjes së atdheut.

Qendërmbrojtësi 28-vjeçar ka luajtur 243 ndeshje me klube gjatë karrierës së tij, ndërsa me kombëtaren ka qenë i pranishëm në 51 takime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?