Lëkundje të fuqishme tërmeti në vendin e “Unazës së Zjarrtë”
Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur pasditen e së shtunës Japoninë. Rezulton se tërmeti ka qenë me magnitutë 6.7 të shkallës Rihter, dhe me thellësi 155 km.
Epiqendra e lëkundjeve ishte në ishujt Ryukyu, 301 kilometra në veri të qytetit Naha-shi. Lëkundjet u ndjenë rreth orës 12:51 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njoftohet gjithashtu se nuk ka rrezik për cunami.
Tërmeti u ndje gjithashtu në Okinawa si dhe në ishullin jugor të Kyushu-t. Kujtojmë këtu se Japonia bën pjesë në “Unazën e Zjarrtë”, vende këto me aktivitet të lartë sizmik.