FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Letra: Kur gjyshi i Trump i përgjërohej Gjermanisë mos ta dëbonte

Një letër e shkruar me dorë, është gjetur në një arkiv gjerman, në të cilën gjyshi i presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e kishte luftuar pa sukses dëbimin nga Gjermania sepse kishte dështuar të kryente shëbimin e detyrueshëm ushtarak.

Gazeta gjermane Bild e ka printuar sot letrën e vitit 1905, e cila është zbuluar nga një historian, në të cilën Friedrich Trump i kishte shkruar princit bavarian, Luitpold, duke iu përgjëruar liderit “shumë të adhuruar, fisnik, të mençur dhe të drejtë” që të mos e dëbonte.

Por, Luitpold e kishte hedhur poshtë “kërkesën më nënshtruese”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyshi i Trumpit ishte lindur në Kallstadt, pjesë e atëhershme e Bavarisë, dhe më pas kishte emigruar në SHBA si adoleshent, pa e kryer shërbimin ushtarak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, vetëm pasi kishte krijuar pasuri në SHBA dhe tentuar që të rivendosej në Gjermani, ai ishte urdhëruar që të dëbohej nga Gjermania, dhe përfundimisht u rikthye në SHBA, transmeton express.

Zëdhënësja e arkivës shtetërore “Rhineland-Palatinate”, Isabell Weisbrod, ka thënë se certifikata e lindjes e Friendrich Trump gjendet në arkivë. Exspres

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?