Lista me shtetet që nuk kanë ushtri, në Europë janë 6 vende

Jo çdo shtet në këtë botë ka ushtri. Ka një grup vendesh që për shkak të dispozitave kushtetuese, shtrirjes territoriale apo stilit të jetesës së tyre, nuk kanë forca të armatosura. Kosta Rika është një prej tyre. Kushtetuta e këtij vendi e ka të ndaluar ekzistencën e forcave të armatosura të përhershme që nga viti 1949. Në vend të një ushtrie të zakonshme, siguria e vendit bie mbi Forcën Publike, e ngarkuar me funksionet e policisë. Në rast konfliktesh, Kosta Rika do të varej nga mbështetja e kombeve të tjera.

Në kontekstin global, ka një sërë vendesh dhe territoresh që, për arsye të ndryshme, nuk mbajnë forca të armatosura. Disa prej tyre, si Dominika, Grenada, Ishujt Kajman, Ishujt Kuk, Ishujt Faroe, Kiribati, Mikronezia, Montserrat, Nauru, Niue, Palau, Polinezia Franceze, Saint Martin, Saint Lucia, Samoa, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Tuvalu, Vanuatu, Ishujt Marshall dhe Ishujt Solomon, kanë zgjedhur të mos kenë ushtritë e tyre. Ky vendim mund të bazohet në faktorë kushtetues, marrëveshje ndërkombëtare ose thjesht nga madhësia e territoreve të tyre.

Në Evropë në këtë listë bëjnë pjesë: Andorra, Vatikani, Grenlanda, Islanda, Lihtenshtajni dhe Monako. Në këto raste, siguria dhe mbrojtja e këtyre territoreve varet nga marrëveshje të ndryshme, nga forcat e brendshme të sigurisë apo nga aleancat me kombet fqinje.

SHKARKO APP