FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lufta kundër ISIS, vriten 14 ushtarë turq

Katërmbëdhjetë ushtarë turq janë vrarë në luftime të ashpra kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Ushtria turke tha se përleshjet kanë ndodhur të mërkurën në qytetin al-Bab, ku Turqia po ndihmon rebelët që të rikthejnë kontrollin.

Ushtria turke po ashtu tha se 33 pjesëtarë të saj janë plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është humbja më e madhe ushtarake e Turqisë në një ditë të vetme, prej nisjes së operacionit në Siri në muajin gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ushtria tha se 138 luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë në luftime, por kjo shifër nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Qyteti strategjik – i cili është rreth 20 km (12 milje) larg nga kufiri turk – ka qenë në qendër të ofensivës katër-mujore turke, që synon shtyjë mbrapa ISIS dhe forcat kurde.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?