Lufta në Gaza: Kush janë palestinezët e burgosur që priten të lirohen?!
Gati shtatë javë pas luftës, Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të shihte kthimin e 150 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite në këmbim të lirimit të të paktën 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur në Gaza, gjatë një pauze katër-ditore në luftime, duke sjellë shpresë për shumë familje.
Fillimisht pritej të liroheshin pengjet e parë që të enjten, por Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit tha se asnjë peng nuk do të lirohej para të premtes.
Arsyet pas vonesës janë të paqarta, por një zyrtar izraelit e minimizoi seriozitetin e saj, duke përmendur “detaje mjaft të vogla të zbatimit”.
Hamasi bëri të ditur se të burgosurit palestinezë në fjalë janë gra dhe fëmijë, duke shtuar se marrëveshja përfshin gjithashtu hyrjen e qindra kamionëve që transportonin ndihma, furnizime mjekësore dhe karburant në të gjitha pjesët e territorit të rrethuar.
Qeveria izraelite publikoi të mërkurën një listë me 300 të burgosur palestinezë për lirim të mundshëm, pasi Izraeli po ofron kështu një fazë të dytë të mundshme shkëmbimesh.
Lista përfshin moshat e të burgosurve dhe akuzat për të cilat ata mbahen – gjuajtja me gurë dhe “dëmtimi i sigurisë rajonale” janë ndër akuzat më të zakonshmet.
Të tjerët renditen si të arrestuar për mbështetje të organizatave të paligjshme terroriste, akuza për armë të paligjshme, nxitje dhe të paktën dy akuza për tentativë vrasjeje. Disa nga njerëzit janë të listuar si anëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera militante islamike, por shumë prej të burgosurve nuk janë të listuar si anëtarë të ndonjë organizate.
Shumica e të burgosurve palestinezë të listuar si të kualifikuar për lirim janë adoleshentë meshkuj të moshës 16 deri në 18 vjeç – fëmijë sipas përkufizimit të Kombeve të Bashkuara – megjithëse një pjesë e vogël janë deri në 14 vjeç. Rreth 33 janë gra, sipas një numërimi të CNN.
Ky lirim do të përbëjë një pjesë të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.