Lufta ruse, mbi 7 milion ukrainas kanë lënë atdheun

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 105-të. Presidenti Volodymyr Zelensky njofton se po zhvillohen bisedime që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Por nga atdheu i tyre kanë ikur 7 milion ukrainas. Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, ka bërë me dije se gjithsej janë regjistruar 7.023.559 kalime kufitare nga Ukraina që nga data 24 shkurt që përkon me fillimin e luftës. Numri i refugjatëve individualë nga Ukraina të regjistruara në të gjithë Evropën ishte 4,712,076 me Poloninë, si një ndër vendet kryesore pritëse.

Shpresat e Ukrainës për t’i rezistuar dhe rifituar territoret e pushtuara nga trupat e Moskës lidhen me dërgimin e furnizimeve të reja me armë, veçanërisht nga SHBA dhe Britania e Madhe. Zelensky falënderon Londrën “për mirëkuptimin e kërkesave për ndihmë”.

SHKARKO APP