Mahsa Amini u kthye në simbol të revolucionit, vandalët përdhosin varrin e saj
Mahsa Amini nuk mundet as të prehet e qetë. Simboli i revolucionit të grave dhe vajzave në Iran, Mahsa Amini e cila u ekzekutua pa të drejtë për mos mbajtjen në “mënyrë korrekte” të hixhabit, i është përdhosur varri i saj duke mos e lënë as të prehet e qetë.
Më 16 shtator 2022, Mahsa Amini, 22-vjeç vdiq në Iran, ndërsa ishte në paraburgim nga policia. Amini u arrestua nga Patrulla e Udhëzimit, skuadra morale e Komandës së Zbatimit të Ligjit të Republikës Islamike të Iranit që mbikëqyr zbatimin publik të rregulloreve të hixhabit, për mosmbajtjen e duhur të hixhabit.
Më shumë se 75 të vrarë dhe 1200 persona kanë rënë në pranga nga protesta e ndezur në Iran për revoltën e vajzës 22-vjeçare të cilën e vranë padrejtësisht.