Maldive, zjarri shkatërron resortin luksoz

Një zjarr me përmasa të frikshme shkatërroi resortin luksiz ‘Gili Lankanfushi’ në Maldive.

Ngjarja e rëndë u shënua gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes.

Në total u shkrumbuan shtatë godina buzë detit dhe restoranti, ku zjarri u përhap me shpejtësi të madhe për shkak të erës së furishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht që të gjithë mysafirët, shumica të huaj u evakuuan nga ishulli mes ulërimave dhe panikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dyshohet se zjarri nisi në një kompleks të mënjanuar të quajtur ‘Crusoe Residence’, për ty përhapur më tej në resortin e luksit.

Qëndrimi në këtë resort kushtonte mesatarisht 5 mijë euro nata dhe gjatë këtyre ditëve ishte rezervuar i gjithi për shkak të festave të fundvitit.

Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u bë e mundur shuarja e zjarrit, ku nuk rezulton të ketë persona të lënduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?