FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mali i Zi rikthen sërish kufizimet pas rritjes së infektimeve

Një muaj pasi u shpall pa koronavirus, Mali i Zi riktheu kufizimet natën vonë të enjten, përfshirë ndalimin e aktiviteteve sportive dhe të mitingjeve politike në natyrë, me qëllimin për të frenuar përhapjen e rasteve të reja.

Në një deklaratë, organi kombëtar i ngarkuar me luftën kundër sëmundjes tha se kishte ndaluar edhe takimet fetare jashtë objekteve të kultit.

“Funeralet do të kryhen ekskluzivisht brenda rrethit familjar,” shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet e Malit të Zi kanë prezantuar gjithashtu një sërë kufizimesh shtesë në dy komuna në veri të vendit të cilat janë goditur më shumë nga sëmundja, përfshirë edhe një shtetrrethim nga ora 18:00 pasdite deri në 5:00 të mëngjesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 25 maj, Mali i Zi i cili varet nga të ardhurat nga turizmi përgjatë bregdetit të tij Adriatik, e deklaroi veten pa koronavirus, por numri i infeksioneve u rrit 10 ditë më parë. Autoritetet kanë raportuar që 100 raste të reja.

Sëmundja COVID-19 deri më tani ka vrarë nëntë njerëz dhe ka infektuar 424 në vendin me një popullsi vetëm 620,000 banorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?