FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mali i Zi, shteti i dytë në Europë që deklaron daljen nga pandemia e Covid-19

Mali i Zi bëhet shteti i dytë në Europë, pas Ishujve Faroe, që deklaron daljen nga epidemia e Covid-19. Në tërësi në Ballkanin Perëndimor ka pasur tkurrje të rasteve dhe rritje të ndjeshme të të shëruarve, duke ngjallur shpresa se shumë shpejt festën malazeze do të mund ta gëzojnë edhe vendet e tjera.

Të dhënat zyrtare të deklaruara nga autoritetet e 7 shteteve të rajonit tregojnë se tashmë mbi 65 për qind e të infektuarve janë shëruar dhe vetëm 3.3 për qind e të infektuarve kanë humbur jetën.

Prirja e rasteve të reja pësoi sërish ulje javën që shkoi, me 267 raste më pak, 855 të infektuar të tjerë krahasuar me 1,122 të një jave më parë. Vlen të thuhet se javën e fundit pati 35 viktima, 8 më shumë se një javë më parë, megjithatë të shëruarit po shtohen më shumë se rastet e reja, 1,624 persona e mposhtën infeksionin vetëm këtë javë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?