Marrëveshja e BE për emigrantët, Salvini: Nuk u zë besë fjalëve

Anijet e organizatave bamirëse për emigrantët nuk do ta shohin Italinë, përveçse në kartolinë. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, përsëriti qëndimin kundër lejimit të anijeve humanitare në portet italiane.

Në një intervistë në Radio Capital, pas arritjes së marrëveshjes së 28 vendeve të BE-së për emigracionin, Salvini është shprehur se nuk u zë shumë besë fjalëve.

“Le të shohim veprimet konkrete sepse deri tani ka qenë “rroftë Europa, rroftë Europa”, por ajo që ka paguar ka qenë Italia”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, siç ka shtuar ai, “në Bruksel u kujtuan për ne dhe u morën me këtë punë deri në mëngjes”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për momentin duket se kemi sjellë në shtëpi rreth 70% të asaj që kërkuam”, është shprehur Salvini në lidhje me atë që u arrit në samitin e 28 vendeve të BE-së.

Ndërsa për kryeministrin francez, Salvini ka një porosi: “Para se të na japësh leksione, duhet të presësh edhe 9 mijë emigrant të tjerë. Deri tani ke marrë vetëm 600. Deri në atë moment, nuk mund të flasësh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?