Marrëveshja Kosovë-Serbi, DW: Trump mund ta reklamojë si fitore diplomatike përpara zgjedhjeve presidenciale
Tema të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë ishin dhe zhvendosja e ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jeruzalem si dhe njohja e reciproke mes Izraelit dhe Kosovës.
Presidenti Donald Trump mund ta reklamojë nënshkrimin e marrëveshjes si një fitore diplomatike të tij përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit dhe është një hap më tej për të nxitur administratën e tij për të përmirësuar pozicionin ndërkombëtar të Izraelit, shkruan DW.
“Jam i kënaqur njoftoj për një marrëveshje me të vërtetë historik”, tha Trumpi në prani të Hotit dhe Vuçiqit në Zyrën Ovale. “Gëzohem që të shkoj për vizitë tek të dy vendet në një të ardhme jo shumë të largët.”
Pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer këtë ndarje duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike. Kësisoj të dy vendet arritën sukses të madh,” tha Trump.
Vendimi i Serbisë për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem është një shenjë miratimi ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Administrata e Trumpit e njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në fund të vitit 2017 dhe e zhvendosi atje ambasadën e SHBA në maj 2018 duke u kërkuar edhe vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë, shkruan DW.