Masakër/ E reja vret të saponjohurin gjatë aktit, copëton trupin

Një “njohje e re” nga rrjeti Tinder u qëllua për vdekje me thikë duke bërë seks me një vajzë dhe më pas u copëtua në më shumë se 10 pjesë, njoftoi sot policia në Indonezi. Viktima 32-vjeçare u josh të vinte në një apartament nga një grua që ai e kishte njohur në rrjetin Tinder dhe u sulmua nga i dashuri i saj që ishte fshehur në banjë i armatosur me thikë e tullë.

Tashmë të dy autorët përballen me dënimin me vdekje. Ata e kishin shënjestruar 32-vjeçarin sepse ishte i pasur. Teksa viktima po bënte seks me vajzën 27-vjeçare, i dashuri i saj 26-vjeçar që ishte fshehur në tualet, doli dhe nisi të godasë burrin me tullë, raportoi policia.

Më pas viktima ishte goditur me thikë derisa vdiq në apartamentin në Xhakarta, Indonezi. Çifti akuzohen se më pas kanë copëtuar trupin e viktimës në 11 pjesë, të cilat i mbështollën me qese plastike dhe i ngarkuan në dy çanta shpine dhe një valixhe.

SHKARKO APP