Masakra me 8 të vdekur në Pitsburg, autori: Hebrej, do të vdisni!

Tetë persona u vranë, ndërsa të paktën 12 u plagosën, duke përfshirë 4 agjentë, nga të shtënat me armë zjarri brenda një sinagogë të “Kongregacionit të Pemës së Jetës” në Pitsburg, SHBA.

Autori, Robert Bowers, 46 vjeç, aktiv në rrjetet sociale të ekstremit të djathtë, u plagos dhe u ndal. Presidenti Donald Trump dënoi sulmin: “Është një gjë e tmerrshme: urrejtja në Shtetet e Bashkuara është një gjë e tmerrshme, diçka duhet bërë, ne duhet të forcojmë ligjet tona për dënimin me vdekje”. Pikante ka qenë edhe komenti i bashkëshortes së tij Melania: “Jo më dhunë”.

Njeriu që hapi zjarr, Robert Bowers, ka ulëritur sapo ka hyrë në sinagogë, “të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin”. Zona pas alarmit evakuuar nga policia. Agresori është tani në spital, sepse ai është plagosur nga reagimi me armë zjarri i policisë. Ai kishte një pushkë stil AR-15 dhe disa armë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Robert Boëers ishte aktiv në Gab, një media sociale popullore mes personave ultra të djathtë. Faqja i tij është fshirë, por – njoftojnë mediat amerikane – arkivat e posteve të tij kanë zbuluar komente anti-semite, ndër të cilat fjalët “hebrenjtë janë bijtë e satanit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një nga postimet e tij të fundit, para të shtënave, Bowers shkruan se shoqata jofitimprurëse e hebrenjve për imigrantët “i pëlqen të sjellë pushtuesit për të vrarë popullin tonë”.

Është një “krim i urrejtjes, i cili do të jetë subjekt i një hetimi federal” të kryer nga FBI, raporton policia e Pitsburgit.

Trump: Të ashpërsojmë ligjin e dënimit me vdekje

“Ne duhet të forcojmë ligjet tona të dënimit me vdekje” për ata që veprojnë si në rastin e Pitsburgut, tha Presidenti i SHBA Donald Trump. “E di që disa nuk mendojnë si unë”, – shtoi ai. Duke rindërtuar ngjarjen, trump më pas tha: “Një i çmendur hyri se nuk kishte njeri të mbronte sinagogën. Po të kishim njëfarë mbrojtje brenda tempullit, atëherë situata do të kishte qenë shumë e ndryshme”. Sipas tij, nëse do të kishte roje të armatosura brenda sinagogës, rezultati do të kishte qenë ndryshe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?