Masakra në stacionin e trenit, ushtarët rusë kishin shkruar një mesazh hakëmarrje në predha (FOTO)

Rusia po vret me qindra e mijëra qytetarë të pafajshëm. Sot një sulm me predha u shënua pranë stacionit të trenit në Kramatorsk, i cili ndodhet në lindje të Ukrainës. Të paktën 30 viktima u regjistruan nga ky sulm, përfshirë 4 fëmijë, ndërkohë që 87 persona të tjerë u plagosën.

Rusët i hodhën predhat me një mesazh hakëmarrje, pasi në një nga predhat lexohet fraza “Për fëmijët (tanë)”, një mesazh që i referohet akuzave të Moskës se Ukraina po kryen krime të tmerrshme në lindje të vendit.

Autoritetet ukrainase dënuan menjëherë këtë sulm “të urryer”, duke bërë thirrje civilëve në zonë që të gjejnë menjëherë një vendstrehim.

SHKARKO APP